Objektivi i përgjithshëm është: (i) identifikimi, mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të zonës ndërkufitare përmes nxjerrjes në pah të përmbajtjeve të përfshira në asete të rralla, shumë të vjetra, por tepër të rëndësishme të përfshira në biblioteka. (ii) Të veprojë si një paketë tërheqëse turistike që rezulton në një pikë referimi të përbashkët për të gjithë turistët që vizitojnë zonën, në mënyrë që të kenë një përvojë të thellë me asetet e prekshme dhe të paprekshme dhe të kuptojnë më mirë traditat, historinë dhe kulturën e njerëzve që jetojnë në zonë.

Në këtë mënyrë, VirtuaLand adreson objektivin e përgjithshëm të programit SO 2.1:

(O1) – Të tërheq audiencë të re, pasi librat nuk janë gjithmonë të lexueshëm ose tërheqës veçanërisht për të rinjtë.

(O2) Kapërcimi i barrierave gjuhësore dhe lidhja me asetet kulturore që janë shkruar në gjuhë të ndryshme. Anglishtja është përdorur për të kapërcyer diversitetin gjuhësor, por jo gjithmonë me sukses, pasi nuk është e lexueshme nga jo-anglisht folësit që përfaqësojnë një pjesë të madhe të njerëzve që jetojnë ose vizitojnë zonën ndërkufitare.

(O3) Rritja e kapacitetit të agjentëve dhe operatorëve turistikë në promovimin e identiteteve të tyre lokale dhe rajonale, duke i pajisur ata me objekte 3D të gatshme për përdorim dhe një platformë VR në mënyrë që të ndërtojnë skenarë dhe paketa shtesë, pavarësisht nëse kanë njohuri të kufizuara zhvillimi.

(O4) Përmirësimi i dukshmërisë së aseteve kulturore dhe pasurisë natyrore të zonave pjesëmarrëse. Përdoruesit do të jenë në gjendje jo vetëm të konsumojnë informacionin e ruajtur në asetet e interesit, por edhe të “jetojnë” në një periudhë tjetër kohore, të identifikojnë kushtet e jetesës së asaj periudhe dhe të ndërveprojnë me njerëzit, duke rritur përvojën e një turisti që viziton zonën ndërkufitare

(O5) Rezultati i një emri të përbashkët marke midis Greqisë dhe Shqipërisë, marka “VirtuaLand” që do të përfshijë paketa VR, duke përfshirë mjedisin virtual interaktiv me qëllim promovimin e identitetit të përbashkët natyror, kulturor dhe historik të zonës së interesit.