Produktet kryesore të projektit janë:
• Një aktivitet lancues dhe final për të informuar përfituesit në lidhje me përmbajtjen dhe zgjidhjen teknologjike të VirtuaLand VR. Gjithashtu, organizim aktivitetesh shtesë promovuese për turistët dhe profesionistët në sektorin e turizmit, si dhe organizimi i 2 fam tripeve, si dhe organizim i 2 aktiviteteve demonstruese të Infrastrukturës VR (një në çdo vend).
• Zhvillim i Materialeve promovuese, ( fletëpalosje, dhe perkthimi i faqes se internetit , në gjuhë, Greke, Shqip dhe Anglisht;
• Një seri video me 3 video spote promocionale me kohëzgjatje të vogël, një komplet shtypi që do të shpërndahet në 2 ekspozita ndërkombëtare, dhe materiale të tjera publicitare.
• Një platformë e hapur e realitetit virtual (VR) që do të përdoret lehtësisht nga profesionistët e turizmit për të krijuar dhe publikuar paketa turistike në mjedisin VR.
• Pesë (5) skenarë ndërveprues VR që do të bazohen në përmbajtjen në Objekteve të përfshirë në Trashëgimisë Kulturore me interes ndërkufitar .
Përmbajtja do të zgjidhet në fillim të projektit nga historianë, etnografë dhe folkloristë nga Universitetet e Janinës dhe Gjirokastrës bazuar në rrallësinë, ndjeshmërinë dhe rëndësinë e aseteve që përfaqësojnë mjedisin dhe kushtet e jetesës së disa epokave të historisë.
• Një Bibliotekë me më shumë se 100 objekte të ndryshme 3D, në mënyrë që të përdoren nga profesionistët e turizmit dhe të zgjerojë skenarët që rezultojnë në skenarë ndërveprues VR për turistët duke eksploruar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të zonës .
• Dy salla VR (një në Greqi dhe një në Shqipëri), të pajisura plotësisht me të paktën 20 komplete VR secila dhe pajisjet për infrastrukturën e nevojshme për të demonstruar përmbajtjen e krijuar nga VR tek grupet e turistëve që po vizitojnë zonën. Rezultati do të jetë një përvojë e përmirësuar e përdoruesit dhe një kontakt i parë me zakonet, trashëgiminë, historinë dhe kulturën e njerëzve që jetojnë në zonën e interesit.